Hoti: Sanksionimi i BE-së ndaj Kosovës do të ndalojë procesin e integrimit evropian

Aktuale

Hoti: Sanksionimi i BE-së ndaj Kosovës do të ndalojë procesin e integrimit evropian

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:09
Agron Hoti

“Nëse Kosova nuk ec tutje me politikën atëherë do të kemi sanksione edhe në aspektin financiar, sepse janë ato që mbështesin shtetin e Kosovës për t’i përmbushur standardet e BE-së. Nëse ndalen financat, ndalet ekspertiza e BE-së, nëse ndalet ekspertiza atëherë Kosova vendnumëron në procesin e integrimit evropian”.

Kështu ka thënë njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, duke shprehur rrezikun e mundshëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE), ndaj Kosovës nëse vendi nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për të zbutur tensionet në veri të vendit.

Ai ka theksuar se një sanksionim i BE-së do të ndalonte reforma shtetërore dhe do të pengonte financimin e reformave të ndryshme, duke gjeneruar ndalime në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Nëse është thënë në media që do të sanksionohet nga BE-ja, atëherë rreziku ekziston. Sepse një sanksionim nga BE për Kosovën do të thotë ndalje reformave shtetërorë në të cilat është duke vazhduar Kosova do të thotë ndalje e financimit të reformave të ndryshme dhe ngecje në procesin e integrimit evropian, aty ku Kosova synon të shkojë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se Komisioni Evropian, që vepron si qeveria e BE-së, propozon sanksionet Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Vendimet sipas tij, i marrin të dy palët.

Megjithatë, Hoti ka thënë se Komisioni Evropian është edhe organi që mbikëqyrë progresin e Kosovës në fushën e zhvillimit shtetëror dhe institucional.

Në aspektin politik, Hoti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me BE-në përmes delegacionit të BE-së në vend.

Në aspektin financiar, sipas tij, ka bashkëpunim nëpërmjet fondeve të ndryshme, siç janë Fondet IPA, Fondet e Kornizës Investive dhe të tjera.

“Fondet janë të ndara nga Kosova, miratohen në Kuvendin e Kosovës dhe menaxhohen nga BE-ja. Kompanitë e huaja zbatuese implementojnë projektet nëpërmjet ministrive të ndryshme”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se BE-ja gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat