“Armatim i frikshëm në Kosovë, ka rrezik shpërthimi!”

Aktuale

“Armatim i frikshëm në Kosovë, ka rrezik shpërthimi!”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), organizata që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

Këtë e ka komentuar analisti Ben Andoni, në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se armatimi në Kosovë është i frikshëm.

Më tej ai theksoi se serbët kanë prishur marrëveshjen e Kumanovës.

“Armatimi që është në Kosovë është i frikshëm. Që pas marrëveshjes së Kumanovës serbët duhet të ishin të çarmatosur nga kufiri ynë dhe 25 km në armatimin e rëndë. Serbët e kanë thyer marrëveshjen e Kumanovës.  Për mendimin tim dy organizatat sidomos Brigada serbe janë shumë problematik, e para në presionin shumë të madh që i kanë bërë publike. Ata janë më shumë problem për serbët në Kosovë se për shqiptarët”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat