Joe Bidenit i shkon një letër për Kosovën, i kërkohet ta bëjë këtë gjë historike me Albin Kurtin

Aktuale

Joe Bidenit i shkon një letër për Kosovën, i kërkohet ta bëjë këtë gjë historike me Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:47
Joe Biden dhe Albin Kurti

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, i ka dërguar një letër presidentit të Shtetet të Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës i kanë kërkuar që ai të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Në letrën e dërguar në “Bota sot” nga zvendëspresidenti i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, në Nju Jork, Mehdi Hyseni, thuhet se Kurti është aleati më i madh i SHBA-së.

Sipas tyre, nga takimi historik Biden-Kurti, do të përfionte shumë Kosova dhe se i njëjti do të forconte marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Letra e plotë:

I nderuar President Biden,

Ju lutemi pranoni këtë kërkesë unanime nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork. Dëshirojmë të propozojmë që Zyra e Presidentit të ftojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të takohet me presidentin Joe Biden në Uashington. Besojmë se ky takim historik do të përfitonte shumë dhe do të forconte marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Ne besojmë vërtet se kryeministri Kurti është aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit që mund të sjellë paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në rajon. Komuniteti shqiptar ka votuar me krenari dhe besnikëri për Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e fundit kombëtare të mbajtura më 3 nëntor 2020 dhe do të votojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.

Paraprakisht, ju falënderoj shumë për kohën dhe mirëkuptimin tuaj.

Sinqerisht,

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Zëvendëspresident i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat