“Thikat mbi harta” – Abdullahu i PDK-së: Mendësia politike e Kurtit me SHBA-në s’ka ndryshuar, por vetëm forma

Aktuale

“Thikat mbi harta” – Abdullahu i PDK-së: Mendësia politike e Kurtit me SHBA-në s’ka ndryshuar, por vetëm forma

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:41
Faton Abdullahu

Sipas zëdhënësit të PDK-së, Faton Abdullahu qasjea e kryeministrit Kurti në raport me krizën në veri dhe aleatët ndërkombëtarë për këtë shtensionim të situatës atje, është komplet e gabuar.

Abdullahu ka krahasuar qëndrimin e tanishëm të Kurtit që ka në raport me aleatët ndërkombëtarë, me deklaratën e tij të para disa viteve ku pati thënë se nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë pasi aty po qëndrojnë politikanë me “thika mbi hartën e Kosovën.”

Sipas tij, mendësia politike e Kurtit në qeveria është ende e njëjtë, por që vetëm forma e saj ka ndryshuar.

“Qasja është komplet me shumë gabime. Çfarë ka bërë dje si mendësi opozitare e VV-së, që mund të definoj si thika mbi hartën e Kosovës atje në Uashington. Nuk ka dallim, është konsekuente me këtë qasje. A po i mungon pro-amerikanizmi mesatar i Kosovës, që është shumë i lartë. Ka edhe fakte për ta thënë që është jo në koordinim me SHBA-në, dhe është e vështirë për ta kuptuar se si po i zgjedh problemet.”, u shpreh Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat