“E demaskuam qeverinë” – Përplasje e ashpër në studio Berisha – Abdullahut: Keni qenë në publicitet

Aktuale

“E demaskuam qeverinë” – Përplasje e ashpër në studio Berisha – Abdullahut: Keni qenë në publicitet

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:30
Ridvan Berisha dhe Faton Abdullahu

Opozitëbërja e PDK-së ka përplasur ashpër zëdhënësin e kësaj partie, Faton Abdullahu me gazetarin Ridvan Berisha.

Teksa Abdullahu tha se PDK-ja ka punuar në mënyrë të vazhdueshme e konstruktive duke e demaskuar qeverinë me vendimet e saj, Berisha i tha atij se gjatë gjithë kohës ishin në “publicitet”.   

“Kjo pakënaqësi e tyre se çfarë po bon opozita, është meritë e opozitës, e PDK-së. Aq shumë kemi punu në mënyrë të vazhdueshme e konstruktive, duke e demasku këtë qeveri. Prandaj është rritur kërkesa që të bëjmë hapa tutje.”, u shpreh Abdullahu.

Berisha i tha Abdullahut se më shumë kontribut opozitarë kanë dhënë analistët nëpër studio televizive, sesa PDK-ja.

Ai ka vazhduar duke e pyetur Abdullahun, se kur është mbledhur Këshilli i PDK-së për herë të fundit për t’i diskutuar zhvillimet aktuale në vend.

“Në publicitet keni qenë. Cka keni demasku? Ku, Faton? Më shumë kontribut kemi dhënë nëpër studio televizive, sesa ju. Kur jeni takuar nëpër forumet tuaja për të diskutuar situatën e ndjshme alarmante si parti? Kur i keni diskutuar? Kur e keni mbledhur Këshillin e partisë? Ju e përcjellni trendin, vetëm sa nuk e keni pritur edhe Ambasadën e Bullgarisë, pastaj me reagu ju.”, i tha Berisha – Abdullahut.

Më poshtë momenti i plotë i përplasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat