“Me ju fry te hoxha” - Debat me fabula mes Grudës-Shalës: Ti po e bën zëdhënësin e VV-së

Aktuale

“Me ju fry te hoxha” - Debat me fabula mes Grudës-Shalës: Ti po e bën zëdhënësin e VV-së

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 21:41
Krenar Shala dhe Përparim Gruda

Integrimi i veriut dhe serbëve atje në strukturat shtetërore të Kosovës, ka përplasur me fjalë koordinatorin e PDK-së për Drejtësi, Përparim Grudën dhe komentatorin politik, Krenar Shalën

Përderisa analisti Shala, kritikonte PDK-në se nuk ka arritur ta integrojë këtë pjesë të vendit edhe pse u koordinua me SHBA-në, Gruda përmes një fabule popullore, kërkoi që Qeveria të reflektoj sepse të gjithë janë kundër vendimeve të saj.

“Ju thatë PDK-ja është koordinuar me ndërkombëtarët 20 vite ja ku është veriu, PDK-ja është koordinuar prej 90’ me PDK-në prej kur ka hy NATO. Është koordinuar edhe shpallja e pavarësisë. Ti po don me ma diktu përgjigjen tem? Jo vëlla, se s’ka kuptim. Është koordinuar shpallja e pavarësisë, Kosova shtet i pavarur e sovran në koordinim me ndërkombëtarët. Është formuar ky shtet, veriu i Kosovës është integruar në një masë të kënaqshme, kemi pas kufi, prokuror, gjyqtarë, policë, që janë dekretuar nga Presidenti i Kosovës. Veriu s’është integruar as sa ka dasht PDK-ja. Po nëse doni me thanë qysh e ka lanë PDK-ja Kosovën s’ka logjikë, se ju jeni të vetmit që e mbroni këtë narrativ. Nëse të thotë opozita, BE-ja, SHBA-ja, Shqipëria, mediat, jeni keq, mos bëni kështu se po ta them një fabul popullore që thotë ish shku njoni të hoxha jam ardh me i fry krejt katunit, i ka thanë hoxha po të fryej ty ma mirë. Reflektoni, se krejt janë kundër juve. Pse s’i mbajt ju në institucione? Na i këna mbajt, pse ju ikën? Se ti po e bën zëdhënësin më shumë se Vetëvendosja.”, tha Gruda gjatë debatit.

Përplasja ka shkuar edhe më tej teksa Shala e pyeste Grudën se cfarë integrimi ka bërë kur të gjithë serbët për një ditë dhanë dorëheqje, megjithëse kundërpërgjigja e tij ishte si pyetje se përse s’arritën VV-ja t’i mbajë sepse në kohën e PDK-së serbët ishin të integruar.

“Çfarë rezultati keni arritë që jeni kordinu? Ti po ma ndërron pyetjen. Pse lulzojke kontrabanda, për çka i ke pas policët atje? S’po përqendrohesh tek pyetja, çka ka sjell koordinimi juaj me Amerikën tek veriu? Për një ditë ata dhënë dorëheqje, çfarë integrimi është ai me të dhënë dorëheqje për një ditë? Pse po më drejtohesh mua?”, tha Shala gjatë debatit me Grudën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat