Raci: Nuk mund të ecim tutje me normalizim duke mos e prekur problemin real që janë bandat në veri

Aktuale

Raci: Nuk mund të ecim tutje me normalizim duke mos e prekur problemin real që janë bandat në veri

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:53
Analisti politik, Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Kosova nuk mund të shkojë para në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nëse nuk zgjidhet problemi me bandat kriminale në veri.

“Dy garantuesit e planit franko-gjerman, Franca dhe Gjermania duhet të marren seriozisht me problemin që e kemi në veri. Nuk mund të ecim tutje me normalizim duke mos e prekur problemin real që e cenon normalizimin, e problemi real janë bandat që janë në veri”.

“Nëse ato banda vazhdojnë të funksionojnë ne kot në anën tjetër merremi me normalizim sepse ai për një moment po të nxjerrë njerëz në rrugë, po i bllokon dhe po vendos barrikada.

Policia po i arreston, por po ka shqetësime nga komuniteti ndërkombëtar pasi po i vënë në dyshime këto arrestimet e këtyre njerëzve që i kanë sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët”, ka thënë Raci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat