Çollaku: Nëse sanksionohet, Kosova shteti i parë në Ballakanin Perëndimor me masa nga BE

Aktuale

Çollaku: Nëse sanksionohet, Kosova shteti i parë në Ballakanin Perëndimor me masa nga BE

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 00:04
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj Kosovës, do të bëhet shteti i parë në Ballkanin Perëndimor me masa të tilla.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se sanksionet mund të kenë pasoja në ekonomi dhe në procesin integrues.

“Nëse vendosen sanksione, Kosova bëhet shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ballafaqohet me sanksione nga Bashkimi Evropian. Bëhet fjalë për miliona euro që Kosova i merr për çdo vit nga BE-ja për shumë projekte. Pasojat do t’i vuajnë qytetarët e Kosovës, më pak projekte infrastrukturore. Kjo qeveri që ka dështuar të investojë një projekt të vetëm infrastrukturor të madh gjatë qeverisjes së saj, nëse ndalen edhe këto projekte me investim nga BE, rezultati në aspektin e investimeve dhe realizimit të projekteve do të jetë zero”.

“Pa vendosjen e sanksioneve jemi të fundit në listë sa i përket integrimit evropian jemi të fundit, imagjinoni në një situatë edhe pse e fundit tani do të ketë edhe një barrë shtesë mund të jenë sanksionet nga BE. Kjo do ta paralizojë në tërësi integrimin e Kosovës ndaj strukturave të Bashkimit Evropian. Mund të prekin edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat