Hovenier: Ky plan do ta depërshkallëzojë situatën

Aktuale

Hovenier: Ky plan do ta depërshkallëzojë situatën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 08:12
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë për planin trepikësh të Bashkimit Evropian ndonëse nuk është opsioni i vetëm, është ai që ata e kërkojnë dhe që do ta de-përshkallëzojë situatën.

“Është ai që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe miqtë e tjerë të Kosovës kanë kërkuar ta bëjnë. Pra, nuk shoh shumë interesim për opsionet e tjera dhe kjo që po e kërkojmë do të de-përshkallëzojë situatën dhe do të na çojë përpara”, ka thënë Hovenieri në Rubikon.

“Kosovës po i kërkojmë që kryetarët e komunave përkohësisht të punojnë në lokacione tjera. Kjo është përfshirë në raportin e telefonatës që Sekretari Blinken lëshoi pas telefonatës me Kryeministrin Kurti të hënën dhe gjithashtu e kujtoj që ishte në deklaratën pas takimit të Sekretarit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar me Kryeministrin Kurti të njëjtën ditë”.

Hovenieri tha që ShBA-ja do që forcat e specializuara të policisë të tërhiqen pasi që ato i sheh si arsye të krijimit të mjedisit aktual, teksa theksoi se presin që serbët të marrin plotësisht pjesë në zgjedhje.

“Duam që forcat e specializuara të policisë të tërhiqen sepse mendojmë se janë pjesë e asaj që po krijon mjedisin e tanishëm. Dëshirojmë që demonstruesit të largohen dhe për këtë po flasim me Qeverinë e Serbisë. Duam de-përshkallëzim të kësaj çështjeje. Pastaj dëshirojmë të shohim lëvizje drejt zgjedhjeve të reja”.

“Presim plotësisht që serbët të marrin pjesë në ato zgjedhje – ky është kusht për tërë këtë. E pastaj dëshirojmë të kthehemi për të punuar në zbatimin e plotë nga të gjitha palët të marrëveshjes për rrugëtimin drejt normalizimit”, deklaroi diplomati amerikan, Hovenier

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat