Historiani: Kosova nuk është në situatë të mirë për një konferencë ndërkombëtare

Aktuale

Historiani: Kosova nuk është në situatë të mirë për një konferencë ndërkombëtare

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Pas propozimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për të përfunduar një herë e mirë situata mes Kosovës e Serbisë, kanë vërshuar komentet nga shumë kush.

Profesori i Historisë, Mentor Hasani, ka thënë se kjo ide duket shumë serioze, pasi ka marrë mbështetje edhe nga Këshilli Evropian.

Megjithatë, sipas Hasanit, në rrethanat aktuale, kur Kosova po kritikohet nga ShBA e BE, një konferencë e tillë nuk mund të jetë në favor të Kosovës. Këtë Hasani e merr për parasysh rrethanat e konferencave të tjera ndërkombëtare ku u prekën çështjet e shqiptarëve.

Ndërkohë, Hasani në “Sytë 7”, tha se shqiptarët nuk kanë përvoja të mira nga Konferencat e më hershme, sikurse ajo e Berlinit apo e Londrës ku humbën shumë territore.

Por, profesori i historisë, shtoi se në këto konferenca, shqiptarët kryesisht nuk ishin unik në kërkesat e tyre, andaj edhe humbën shumë.

Për këtë çështje, Hasani kërkon unitet të brendshme edhe në aktualitetin e Kosovës, mes subjekteve opozitare politike dhe opinionit publik, që më pas Kosova, nëse veç bëhet një konferencë e tillë, të përfitoj kundrejt Serbisë, që gjithmonë ka qëndrim agresiv ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat