Kryetarit të ri të Zubin Potokut i vendoset një stentë në zemër

Aktuale

Kryetarit të ri të Zubin Potokut i vendoset një stentë në zemër

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:23
Izmir Zeqiri,

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka pasur një intervenim në zemër ku i është vendosur një stentë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Zeqiri, i cili tha se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Është e vërtetë, më është vendosur një stentë. Gjendja është e mirë. Unë jam duke dalur prej spitalit”, është shprehur Zeqiri.

Kujtojmë se Zeqiri është zgjedhur kryetar i komunës së Zubin Potokut në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në katër komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat