Situatë e qetë në Zveçan

Aktuale

Situatë e qetë në Zveçan

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:02
Zveçan

Ka vazhduar edhe sot protesta e qytetarëve serbë në komunën e Zveçanit.

Gazetari i cili po qëndron atje, ka raportuar se situata është e qetë teksa sipas tij, në këtë komunë shihet një numër më i madh i protestuesve se në komunën e Leposaviqit.

Ndryshe, qytetarët serbë në këtë komunë e kanë filluar protestën javë më parë, në shenjë pakënaqësie për zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë në këtë komunë me shumicë serbe.

Teksa bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat