Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Aktuale

Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:30
Aida Doli

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat