Lladrovci mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: Zot bekoje Kosovën dhe Amerikën!

Aktuale

Lladrovci mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it: Zot bekoje Kosovën dhe Amerikën!

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës së KFOR-it në Bondstill, me ç’rast, ka shkuar njësiti nga Indiana dhe ka ardhur ai nga Teksasi, me komandantin e ri, Walker.

Porosia nga lutja për trupat që shkuan me ushtarët dhe komandën e re të KFOR-it dhe qytetarët, në përfundim të ceremonisë nga oficeri i KFOR-it, fjalia e  fundit në këtë solemnitet ishte: “Zot, bekoje Kosovën dhe Amerikën!”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi, mora pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it për Kosovën, në Bondstill.

KFOR-i ka sjell paqe e siguri për qytetarët e Kosovës. Këtë e di secili që ka përjetuar historinë e re të Kosovës. Pjesëmarrja ime me disa kolegë të komunave në këtë ngjarje të shënuar, është nderim i dyanshëm për vlerat e përbashkëta.

Në mesin e porosive që u thanë në fjalime gjatë ceremonisë nga komandanti i deritashëm Koloneli Mabis në krye të njësitit nga Indiana dhe komandanti i ri, Koloneli Walker, me ushtarët e rinj nga Teksasi, u theksua përkushtimi për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe zhvillimin e Kosovës.

Porosia nga lutja për trupat që shkuan me ushtarët dhe komandën e re të KFOR-it dhe qytetarët, në përfundim të ceremonisë nga oficeri i KFOR-it, fjalia e  fundit në këtë solemnitet ishte: “Zot, bekoje Kosovën dhe Amerikën!”!

Ne jemi vërtetë të bekuar me Amerikën, miqësinë e saj dhe përkushtimin për ta ruajtur Kosovën nga hienat e pabesa në këto kohë të turbullta! .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat