Alarmohen terroristët e “Severna Brigada”: Largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

Aktuale

Alarmohen terroristët e “Severna Brigada”: Largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 18:26
Më 13 nëntor 2022 në Mitrovicë të Veriut u shfaqën grafite nga “Brigada e Veriut” me thirrje për "rezistencë".

Alarmohen terroristet e “Severna Brigada”: Largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

Pasi Qeveria e Kosovës i shpalli organizatat të afërta me Serbinë – “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” si organizata terroriste, vendimi duket se ka alarmuar terroristët.

Gjegjësisht, ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ruse se “për arsye sigurie” kanali i tyre nuk do të mbajë më emrin Brigada Veriore dhe as nuk do të ndajë raporte nga anëtarët e kësaj organizate.

“Kanali do të vazhdojë të punojë si më parë”, theksojnë ata, duke sqaruar se “temë kryesore do të jetë situata dhe ngjarjet në Kosovë, dhe punën do ta marrin përsipër persona të tjerë dhe do të kenë emër tjetër”.

Në fund ata thanë se nuk po shkojnë askund sepse “Kosova është tokë e shenjtë serbe” dhe se “me ndihmën e Zotit do të shihemi së shpejti në Prizren”.

Image
Njoftimi

Ju kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste, dhe kanali i përmendur ka përhapur dezinformata dhe bën thirrje për dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat