Isaku i Vetëvendosjes: Kemi një opozitë për keqardhje

Aktuale

Isaku i Vetëvendosjes: Kemi një opozitë për keqardhje

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:51
Nijazi Isaku

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendiosje, Nijazi Isaku tha se partitë opozitare në Kosovë janë për keqardhje.

Ai tha se kur është në pyetje interesi nacional të gjitha partitë është dashur që të jenë të bashkuara.

Unë e kam parë një opozitë se si janë në raport me interesin nacional. Sot është interes nacional veriu i Kosovës, ne duhet me u sill si interes i përbashkët, pra i të gjithëve…Ju e shihni se një opozitë në Serbi në raport për Kosovën janë hale më të egër se këta. Te ne një opozitë më të vërtetë e kemi për keqardhje. Opozita duhet më mbështetë fuqishëm kryeministrin e Kosovës… Ne i kemi mbështetur çdo herë qeveritë në raport me interesin nacional. E keni parë edhe veprimin kur e ka pasur ish-kryeministri Haradinaj. Mbështetja me e mirë dhe më e madhe që kemi dhënë është protesta, sepse është mbrojtur interesi i Kosovës, pavarësisht se ne nuk kemi arritur shumë gjëra më i ndal. Mbi të gjitha ne kemi protestuar në çdo moment”, ka thënë ai.

Isaku tutje, ka akuzuar opozitën edhe për mbështetjen që nuk po e japin për partinë në pushtet gjatë takimit me ndërkombëtarët.

Kjo opozitë hiç mos të proteston, por së paku të këtë deklarime dinjitoze edhe në Kuvend të Kosovës në raport me veriun, por edhe në takimet me ndërkombëtarët. Se të kishim një opozitë që edhe në takimet me ndërkombëtarët që të thotë se ajo pjesë është veriu i Kosovës dhe fuqishëm e mbështesim. Unë në Kuvend çfarë kam parë, një opozitë për më të ardhur gjynah…Ju e keni parë mocionin që e lypën AAK për ta rrëzuar Qeverinë se pse po ballafaqohet më veriun. Kjo është skandaloze”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat