Kurti viziton Prizrenin: Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor

Aktuale

Kurti viziton Prizrenin: Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 09:32
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka qëndruar në Prizrenin historik.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë.

“Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend.

… po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi!

Vizitën në këtë qytet e nisëm në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku i shprehëm urimet për festën e Bajramit.

Vazhduam me vizitat në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, aty ku mozaiku i pasur e i shumëllojshëm kulturor plotësohet me harmoninë e përkryer ndërmjet krijimtarisë artistike të dorës së njeriut, bukurive natyrore dhe traditës shpirtërore.

Nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike, ku pasqyrohet lashtësia mijëravjeçare e qytetit, në Hamamin shumëshekullor i cili është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit. Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë.

Përmes programit qeverisës kemi zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi ynë i radhës.

Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë.

Monumentet arkitektonike e arkeologjike e fitojnë kuptimin e plotë me ngjarje të pasura kulturore.

Në Kinemanë Lumbardhi, ikonë e modernizmit, ndjekëm një program të pasur artistik, koncertin “Harmonia e Kulturave”, me interpretimin e trios Rejhan Kodrazi, soliste, Eda Vllaço, piano, dhe Avni Thaqi, violinë. Të tre po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në skenën ndërkombëtare.

E kur jemi te sukseset e skenës kulturore, i pamohueshëm është kontributi i Festivalit të filmit dokumentar “Dokufest”. Me përfaqësuesit e festivalit diskutuam rreth edicionit të sivjetëm, i cili mbështetet nga Qeveria me 100 mijë euro. Vetëm në thirrjen e fundit kemi ndarë rreth 3.5 milionë euro për organizata të kulturës dhe artistë të pavarur.

Vendi ynë ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat