Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Me Kurtin kryeministër, për dy vite kemi pasur vetëm regres

Aktuale

Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Me Kurtin kryeministër, për dy vite kemi pasur vetëm regres

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:12
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se LDK-ja nuk e përkrah ekzekutivin për të qenë kundër partnerëve ndërkombëtarë.

Thotë se Kosova është dashur të mendojë për investime të reja e jo për sanksione.

“Në vend se të flitet për aplikime në organizata ndërkombëtare, të flitet për investime të reja, ne sot presim sanksione nga Bashkimi Evropian, kjo është tejet shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti do duhej të ulej dhe të dakordohej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian dhe të qetësohej gjendja në veri sepse kështu nuk shkon”, thotë Krasniqi.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës e kemi përkrah kryeministrin në të gjitha proceset integruese por nuk e kemi përkrah që të jetë kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë dhe ai do duhej të ulej dhe të dakordohej me ta, në mënyrë që të ecin proceset integruese sepse fatkeqësisht procesi i dialogut po del të jetë i lidhur me krejt proceset tjera integruese, Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Bashkimin Evropian e organizatat tjera, sepse ne për dy vite e gjysmë nuk e kemi pas asnjë progres sa i përket politikës së jashtme, kemi pasur vetëm regres, e arsyeja kryesore është vetëm Kurti me aventurat e tij”, thotë tutje Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat