Ferat Shala i PDK-së: Veprimet e Kurtit janë populiste

Aktuale

Ferat Shala i PDK-së: Veprimet e Kurtit janë populiste

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 10:15
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se Kosova ka ende kohë që t’i ikë sanksioneve të BE-së. Për këtë, Shala kërkon veprime nga ekzekutivi.

“Puna e parë ne do të dëshironim që këto të mos fillonin të realizoheshin, besoj që ka edhe pak kohë që kryeministri të reflektojë dhe të kthehet në normalitet politik dhe t’i kthehet bashkëpunimit me ndërkombëtarë. Ka agjenda, ka mundësi e hapësirë që janë të gatshëm që urgjentisht të veprojnë në mënyrë që mos t’i ndodh kjo që pritet t’i ndodh Kosovës. Nëse ndodh, fatkeqësisht është dëm i madh social, ekonomik e politik sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Kosova të gjendet para aktit të tillë kur partnerët që e kanë ndihmuar historikisht në ngritjen e këtij shteti, sot të fillojnë me masa ndëshkuese”, thotë Shala, teksa shprehet se Kosova nuk i ka kapacitetet që ta ketë kundërshtarë Bashkimin Evropian.

“Gjendja jonë ekonomike si shtet i ri nuk e meriton dhe nuk mund ta përballojë që ta kemi kundërshtarë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është jologjike edhe në kuptimin njerëzor, por edhe politik e veçanërisht ekonomik, me pretenduar që mund t’i bëjmë ballë sfidave dhe sanksioneve evropiane. Andaj edhe një herë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të reflektojë urgjentisht që kjo mos t’i ndodh Kosovës”, thotë ai.

Ai, veprimet e kryeministrit Kurti në veri të vendit i konsideron populiste dhe në dëm të shtetësisë. Ai vazhdon t’i quajë të dëmshme marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër.

“Kryeministri duhet ta ketë të qartë që çdo rrugëtim i joni shtetndërtues në këtë punë, i lirisë së Kosovës është me partnerët dhe nuk guxojmë në asnjë rast ta rrezikojmë këtë sepse e kemi rrezikuar shtetin dhe lirinë tonë e zhvillimin tonë ekonomik. Gabimet janë krejtësisht politike të kësaj Qeverie e cila nuk ka qartësi as në veprim e as në parandalim dhe sot ne po jetojmë me politika populiste ekstreme të lokalizuara në një zonë të Kosovës, ku parimisht kryeministri ka pasur tjetër qëndrim derisa ka ardh në pushtet dhe sot. Mbi të gjitha, kryeministri tashmë është i vetëdijshëm, me marrëveshjet që i ka nënshkruar në Bruksel dhe Ohër ka gabuar rëndë, ka bërë marrëveshje në dëm të Kosovës, ka pranuar realisht një autonomi që nuk ka qenë asnjëherë temë e diskutimit, ka pranuar një autonomi tjetër për kishat ortodokse serbe dhe i gjendur para këtyre gabimeve, po orvatet ta zhvendos vëmendjen me krizat tjera e të cilat parimisht është duke i improvizuar dhe duke i shkuar përshtati shumë edhe Serbisë por veçanërisht kundërshtarëve të shtetit të Kosovës”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat