Njohësi i sigurisë në ShBA deklarohet për shpalljen e organizatave kriminale në veri të Kosovës

Aktuale

Njohësi i sigurisë në ShBA deklarohet për shpalljen e organizatave kriminale në veri të Kosovës

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:33
Adrian Shtuni

Adrian Shtuni, njohës i sigurisë në ShBA, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shpallje organizata terroriste, të “Mbrojtjes Civile”, si dhe “Brigadën e Veriut”.

Sipas Shtunit, kjo “masë”, është e fundit që merret nga shtetet dhe nuk do të ndihmoj, nëse është bërë pa koordinim me faktorin ndërkombëtar

“Keto grupime jane te njohura per aktivitetet e jashteligjshme dhe qasjen perplasese me organet ligjzbatuese te Kosoves. Shpallja si "organizata terroriste" shton presionin dhe nivelin e ndeshkimeve potenciale ndaj tyre, anetareve, perkrahesve, dhe atyre qe i mbeshtesin financiarisht e materialisht.

Per shkak te rendesise dhe peshes se ketyre shpalljeve, sidomos kur ato kane te bejne me grupime te nje minoriteti etnik, vendimarrja zakonisht parapriet nga konsiderata prej pikeveshtrimeve te ndryshme dhe keshillime te shumta me aleatet.

Mungesa e koordinimit ne kete rast eshte problematike sidomos pasi detyren per mbrojtjen e sigurise ne Kosove, organet ligjzbatuese te Kosoves e ndajne me KFOR-in dhe EULEX-in. Fatkeqesisht, vazhdimesia e qasjes se njeaneshme e pa konsultim nuk ndihmon as ne de-pershkallzimin e situates e as ne riparimin e marrdhenieve me aleatet. - Shpallja "organizate terroriste" eshte nje nga format e fundit te presionit qe ndermerren nga çdo shtet.” – ka thënë Shtuni.

Tutje, njohësi i sigurisë, ka përmendur faktin se ShBA-të nuk e kanë shpallur organizatë terroriste Talibanët, sepse kanë ndjekur tjetër strategji, për t’i vënë në kontrollë.

“Per shembull, SHBA nuk i kane shpallur organizate terroriste Talibanet (megjithe ato qe ata kane bere per dekada) pasi nese do te behej nje gje e tille komunikimet e negociatat me kete organizate do te ishin te pamundura, pasi do te binin ndesh me politiken e SHBA per te mos negociuar me terroristet.

Eshte mire te kuptohet/thuhet qarte se: - verpimet e njeaneshme dhe moskoordinimi me aleatet nuk e ndihmojne forcimin e sovranitetit te Kosoves! Perkundrazi ato e demtojne ate dhe sjellin kosto te larta per vendin. - Ushtria e Kosoves nuk do te ishte dashur te vuante pasojat e vendimeve te njeaneshme politike dhe te perjashtohej nga stervitja ushtrake me vendet e NATO-s; perjashtimi dobeson pergatitjen e ushtrise - populli i Kosoves nuk do te ishte dashur te vuante pasojat ekonomike e politike te paralajmeruara nga BE, ashtu sikurse nuk i merriton pasojat destabilizuese te krizes ne veri qe jo vetem sjellin pasiguri e tension social por mund te ndikojne ne uljen e investimeve ne vend, punesim, dhe mireqenie - çfaredo sanksionesh qe mund te vihen potencialisht (e qe shpresoj shume se do te evitohen) do te demtonin disproporcionalisht me shume Kosoven se sa Serbine, gje qe ne fund te fundit dobeson Kosoven dhe popullin perballe Serbise!

Si perfundim, pyetja retorike eshte: a mundet qe demtimi i marrdhenieve te Kosoves me aleatet, apo dobesimi eventual i vendit ne planin ekonomik dhe ushtarak, e izolimi ne planin politik nderkombetar per shkak te sanksioneve ta ndihmojne forcimin e sovranitetit te Kosoves dhe proceset integruese ne komunitetin e vlerave trans-Atlantike?”- ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat