Hoxhaj i PDK-së: BE-ja ka sanksionuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën

Aktuale

Hoxhaj i PDK-së: BE-ja ka sanksionuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:59
Enver Hoxhaj

Pas përjashtimit të Kosovës nga programit 7.5 miliardësh i Evropës Digjitale të financuar nga Bashkimi Evropian, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke thënë se përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë.

Hoxhaj tutje ka thënë se Bashkimi Evropian ka sanksionuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën.

Marrëveshja për programin 7.5 miliardësh të Evropës Digjitale është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke lënë të kuptohet se Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë program.

"Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro. 

Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!", shrkuan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat