Kurti godet Vuçiqin me raportin e Sonja Biserkos

Aktuale

Kurti godet Vuçiqin me raportin e Sonja Biserkos

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:52
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përdorur një raport të Komitetit të Helsinkit dega në Serbi për të goditur Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe politikat e tij në raport me Kosovën.

Pjesë të këtij raporti theksojnë se Vuçiq  përhap propagandë se gjoja serbët e Kosovës janë të rrezikuar duke e krijuar në këtë mënyrë atmosferën për të hedhur poshtë marrëveshjen.

“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Kosovë dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi” shkruan Kurti në Twitter.

“Albin Kurti nuk është problemi kryesor në dialogun me Prishtinën, por Beogradi”. Kështu deklaroi Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Qendrën Mediale të Beogradit.

Ajo tha se Beogradi beson se Kurti po i provokon, dhe për mendimin e saj, ky nuk është provokim, por ai thjesht u përpoq të zbatojë disa gjëra për të cilat tashmë është rënë dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat