PShDK: Qeveria të kordinohet me SHBA-në dhe BE-në që të mos përshkallëzohet situata

Aktuale

PShDK: Qeveria të kordinohet me SHBA-në dhe BE-në që të mos përshkallëzohet situata

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:02
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës-PShDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës-PShDK mbajti sot mbledhjen e Këshillit të përgjthshëm drejtues, me pikë të veçantë situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Lidhur me situatën në vend, kryetari i PShDK-së, Zef Morina u shpreh se kryeministri Kurti nuk po tregon mençuri politike, pasi nuk po dëgjon këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Kosova ka më së shumti obligim të kordinohet me ndërkombëtarët.

Morina: Kurti nuk po tregon mençuri politike, duke mos i dëgjuar këshillat e SHBA dhe të BE

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, janë duke bërë përpjekje boshe për t'u ikur temave si asociacioni, po shkojnë në Bruksel të papërgatitur. BE dhe SHBA janë duke bërë apel që sa më shpejt të krijohen kushtet për të gjetur zgjidhje të qëndrushme në mes dy vendeve, kjo nuk po ndodhë, sepse Vuqiqi dhe Serbia me çdo kusht dëshirojnë që Kosovën ta mbajnë në tension dhe të destabilizuar. Nga ana tjetër,kryeministri Kurti nuk po tregon mençuri politike, duke mos i dëgjuar këshillat e SHBA dhe të BE, të cilët janë faktorët vendimtarë në zgjidhjen e konflikteve në botë...Kosova ka më së shumti obligim të koordinohet me miqtë ndërkombëtarë SHBA,BE NATO,sepse pikërisht nga ndihma e këtyre miqve të Kosoves, ne sot jemi të lire dhe të pavarur.”, tha ai.

Morina tha se shkaku i qëndrimeve “të pakuptueshme” të kryeministrit, Kosova mundtë pësojë shumë.

PShDK kërkon nga qeveriaqë sa më shpejt të kordinohet me ShBA-të dhe BE-në dhe të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata në vend.

Morina: PSHDK kërkon nga qeveria që sa më shpejt të kordinohet me SHBA dhe BE

“Tani po kuptohet qartë se nyja kryesore e zgjidhje se problemit me Serbinëështë krijimi i Asociacionit, të cilin z.Kurti e ka pranuar në takimet në Bruksesl dhe në takimin e Ohrit. Për shkak të qëndrimeve të pakuptueshme të z.Kurti, Kosova mundtë pësojë shumë, si në aspektin politik, të sigurisë, ashtu edhe në fushën ekonomike. Sanksionet nga BE dhe SHBA janë duke pritur dhe nëçdo moment mund të sanksionojnë popullin e Kosovës...PSHDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të kordinohet me SHBA dhe BEdhe të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet eskalimi i situatës në Kosovë. Duke i keqësuar raportet me miqtë tanë, me të cilët e ndërtuam shtetin e Kosovës, ne nuk do fitojmë asgjë, por do të humbim shumë.”, tha ai.

Kryetari i PShDK-së adresoi kritika ndaj qeverisë edhe sa i përket gjendjes ekonomike. Ndër të tjera, ai tha se ekonomia e Kosovës nuk mund të ringjallet pa investime kapitale.

Duke folur për partinë, kryetari i zgjedhur i degës së PShDK-së në Prishtinë, Arbër Prenaj u shpreh se po tentojnë ta ristrukturojnë partinë dhe të rifillojnë të marrin njerëz të rinj, me ide të reja, të cilët siç tha, do të përballen me sfidat në Kosovë.

Ndërsa, nënkryetari i parë i PShDK-së, Anton Shala informoi se dega e kësaj partie në Gjakovë ka shtrirje të mirë të rikonstrukturimit të saj dhe merr pjesë në pushtetin lokal. Ai tha se PShDK në komunë prezantohet katër anëtarë të Kuvendit të komunës dhe tre drejtorë komunalë.

Ndërkaq, sekretari në bashkësinë e PShDK-së nëZvicër, Dush Berisha tha se i ndan të gjitha rezultatet me PShDK-në në Kosovë. Ai i shprehu falënderim degës së partisë në Prishtinë, me ç’rast tha se ka qenë qysh moti e nevojshme. Ai uroi që shpejt të krijojnë qendrat e tjera të partisë, në Klinë, Ferizaj, Viti, etj.

Berisha: PShDK është parti institucionaliste që nga themelimi

“Kjo është parti me vlera, është parti kombëtare, parti institucionaliste, që nga themelimi i 90-ës ka marrë pjesë nëpër të gjitha strukturat, nëpër të gjitha rrugët e zhvillimit dhe rindërtimit të vendit.”, tha ai.

Derisa, nënkryetari i PShDK-së, Anton Antoni, i cili përfaqëson bashkësinë e degëve nga Peja tha se është dashur që partia ta ketë një Kuvend, që është kërkuar nga diaspora, por tha se presin ta mbajnë atë.

Ndër të tjera, ai tha se në ditët më të vështira i kanë dalë zot vendit.

Antoni: Në ditë më të vështira i kemi dale zot këtij vendi

“Ne për të qenë bashkë demokristianë, për ta ngritë zanin demokristianëve, para kësaj botës shqiptare, para kësaj qeverie që po e fundos këtë shtet të Kosovë, na duhet të dalim më shpesh. E kuptoj kryetarin dhe kryesinë se sa faj ka kryetari dhe nënkryetari, të njëjtën përgjegjësi e kam edhe unë së bashku me anëtarët e kryesisë. Kena mbet në heshtje sepse ne nuk jemi në Paralamentin e Republikës së Kosovës, por edhe shumë here, në ditë më të vështira i kemi dale zot këtij vendi.”, tha ndër të tjera ai.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës-PShDK zgjeroi Këshillit drejtues me disa anëtarë nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat