Kosova lihet jashtë programit 7.5 miliardë eurosh të BE-së, Kica Xhelili: Mëkat, turp, dështim e çka jo!

Aktuale

Kosova lihet jashtë programit 7.5 miliardë eurosh të BE-së, Kica Xhelili: Mëkat, turp, dështim e çka jo!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:48
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Kosova u la jashtë  programit “Europa Digjitale” me vlerë 7.5 miliardë eurosh të financuar nga BE-ja.

Ajo i ka kërkuar Qeverisë t’i tregojë sekotrit digjital të vendit se pse Kosova nuk është pjesë e këtij program, ndërkaq siç tha ajo, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po.

“Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë. E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon.”, ka shkruar deputetja e LDK-së në Facebook.

Tutje ajo ka pyetur se “Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhet për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit?”

“Mëkat, turp, dështim e çka jo!”, shkruan Kica-Xhelili në reagimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat