Raportohet se KFOR-i ka hequr rrethojën me gjemba në hyrje të Komunës së Zveçanit

Aktuale

Raportohet se KFOR-i ka hequr rrethojën me gjemba në hyrje të Komunës së Zveçanit

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Raportohet nga mediat serbe se trupat e KFOR-it kanë hequr pjesërisht rrethojën me gjemba në afërsi të hyrjes për në ndërtesën e Komunës së Zveçanit.

Kështu njoftoi media “Kosovo-Online” derisa shton se është liruar edhe pjesa afër shkollës fillore “Vuk Karagjiq” në atë Komunë.

Që nga 29 maji KFOR e ka rrethuar atë pjesë ku edhe pati përleshje me protuestues të dhunshëm të cilët kishin dalë për të kundërshtuar hyrjen e Izmir Zeqirit në ndërtesën komunale pasi komuniteti serb në masë absolute kishte bojkotuar zgjedhjet, ndërsa Zeqiri kishte marrë diku afro 100 vota.

Në afrinë e Komunës së Zveçanit është i vendosur kontigjenti i ri turk i KFOR-it, të cilët erdhën pas vendimit të NATO-s për të shtuar rreth 700 trupa shtesë në Kosovë si pasojë e tensioneve të reja të nisura që nga instalimi me forcë i tre kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe.

Dy prej kryetarëve (të PDK-së) janë tërhequr pas kërkesës së ShBA, ndërsa Lulzim Hetemi i Vetëvendosjes, me urdhër për të qëndruar aty nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të jetë brenda objektit tash më shumë se një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat