Çka tha Rugova menjëherë pas miratimit të Deklaratës së 2 Korrikut

Aktuale

Çka tha Rugova menjëherë pas miratimit të Deklaratës së 2 Korrikut

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 20:36
Ibrahim Rugova

Nesër bëhen 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Ku në këtë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, ku u shënua edhe pikënisja për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

E për herë të parë pas këtij akti, presidenti historik Ibrahim Rugova kishte dhënë një deklaratë para gazetarëve, të cilën mund ta dëgjoni në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat