Abrashi i krahason protestat në Francë me situatën në veri të Kosovës: Protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!

Aktuale

Abrashi i krahason protestat në Francë me situatën në veri të Kosovës: Protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:08
Artan Abrashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, Artan Abrashi ka bërë një analogji ku i ka krahasuar protestat në Francë me situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Mos ka rënë Presidenti Macroni nën ndikimin e Kryeministrit Kurti apo ndoshta kështu është puna me Shtetin e së Drejtës dhe Sundimin e Ligjit?”, ka shkruar ai në Facebook

Më tutje ai ka thënë se , “protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!”

“Franca në krye me Presidentin Macron po arreston demostruesit e rebeluar duke zbatuar ligjin për rend dhe qetësi, por çuditërisht pa u konsultuar me Kosovën, ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në”, ka përfunduar Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat