Osmani: Deklarata e 2 korrikut hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë

Aktuale

Osmani: Deklarata e 2 korrikut hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 10:33
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ka hapur rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë.

Ajo është shprehur se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë. Akti i tyre dëshmoi se rruga e bërjes së shtetit kërkon përkushtim, sakrificë dhe guxim. Delegatët e asaj kohe i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008”.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi. 2 Korriku mbetet një nga datat më të rëndësishme për shtetin tonë, ngase  themelet e tij qëndrojnë mbi vendimin e delegatëve të asaj kohe. Urime 2 Korriku, qoftë e përjetshme Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat