“Rama me Ballkanin e hapur pamëshirshëm ka dhunuar e torturuar shqiptarët anekënd botës, turp t'i vie!”

Aktuale

“Rama me Ballkanin e hapur pamëshirshëm ka dhunuar e torturuar shqiptarët anekënd botës, turp t'i vie!”

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:59
Edi Rama

Opinionisti Sulejman Mehazi ka komentuar mbi deklarimin e Edi Ramës, se Prjekti Ballkani i hapur është mbyllur.

Sipas tij, ai me këtë projekt pamëshirshëm ka dhunuar e torturuar shqiptarët anekënd botës, andaj duhet t’i vijë turp.

“Ku mbeti autoriteti politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili për disa centimetra shpëtoi nga veprimet e Esat Pashë Toptanit”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi në Facebook:

Rama me Ballkanin e hapur pamëshirshëm ka dhunuar e torturuar shqiptarët anekënd botës, turp t'i vie!

Kur e kritikonim Edi Ramën për Ballkanin e hapur të Vuçiqit intelektualët e Ramës me largpamësinë e cekur na thonin, kush je ti që e kritikon politikanin më me ndikim të Ballkanit Perëndimor?, tani e pyesim Ramën se çfarë u bë me Ballkanin e hapur, ku shkoi?

Gëzohemi se largpamësia e atyre që kanë qenë kundër Ballkanit të hapur doli e saktë.

Ku mbeti autoriteti politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili për disa centimetra shpëtoi nga veprimet e Esat Pashë Toptanit.

Që katër vjet Rama me Ballkanin e hapur pamëshirshëm ka dhunuar e torturuar shqiptarët anekënd botës, turp t'i vie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat