Eurodeputeti holandez ‘shpërthen’ keq ndaj Burkselit – ka disa fjalë për Vuçiqin!

Aktuale

Eurodeputeti holandez ‘shpërthen’ keq ndaj Burkselit – ka disa fjalë për Vuçiqin!

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 13:57
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten

Në Parlamentin Europian po shtohen deputetët që kritikojnë qasjen e Miroslav Lajçak ndaj Kosovës.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun akuzohet se po favorizon Serbinë në krizën e fundit, ndërsa po bën përgjegjëse vetëm Prishtinën.

Fakti që ai vjen nga një shteti si Sllovakia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, po ngrihet gjithashtu si shqetësim.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, nga partia laburiste, tha në një intervistë për Euronews Albania se BE nuk është duke reaguar në mënyrë e duhur ndaj qëndrimit autokrat të presidentit Aleksandër Vuçiç në lidhje me Kosovën prej 10 vjetësh.

Sipas tij, Vuçiç është një politikan autokrat dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qasjen ndaj Kosovës, por edhe me politikën që ndjek brenda vendit të vet, që siç tha është demokraci vetëm në letër.

“Kemi qenë shumë kritikë ndaj qasjes së përgjithshme të BE dhe Lajçak, ajo që BE nuk po arrin të bëjë është të shikojë çfarë ndodhi në fund të majit në veri. Po merremi për më shumë se një dekadë me një president autokrat në Serbi që është duke luajtur me ndërkombëtarët. BE nuk është duke reaguar në mënyrën e duhur ndaj këtij qëndrimi”, tha eurodeputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat