Këmbëngulja e Kurtit, analisti: Mund të jetë orientuar nga miqtë ndërkombëtarë

Aktuale

Këmbëngulja e Kurtit, analisti: Mund të jetë orientuar nga miqtë ndërkombëtarë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:22
Albin Kurti

Analisti Ridvan Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të jetë duke vepruar në me informacione nga miqtë ndërkombëtarë në qëndrimin e tij këmbëngulës ndaj situatës në veri.

Sipas tij, Kurti po shihet si kokëfortë, por Kosova e sotme politike nuk mund të manifestojë aq influencë sa të refuzojë kaq ekstremisht këshillat e ndërkombëtarëve pa pasur një mbështetje.

“Kurti operon me informacione nga miqtë tanë ndërkombëtarë, dikush mund t’i ketë thënë; vijo rrugën me kokëfortësi, rrugës mund të sanksionesh, por një e afërme do jetë më mirë për Kosovë.

Kurti po shihet si kokëfortë, por s’e besoj se Kosova e sotme politike nuk mund të manifestojë aq influencë sa të refuzojë kaq ekstremisht këshillat e ndërkombëtarëve.

Dikush duhet ta ketë orientuar se mund të ballafaqohet me sanksione, por e ardhmja besoj se Kosovën e pozicionon më mirë në pikëpamje strategjike në raport me Serbinë”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat