​Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Aktuale

​Kosova e Shqipëria diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu së bashku me ministren e Ekonomisë, Arta Rizvanolli, kanë marrë pjesë në takimin informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, me nikoqire Republikën e Shqipërisë.

Aliu ka shkruar në Facebook se në këtë takim, ka përshkruar qëndrimin dhe vizionin e Republikës së Kosovës në lidhje me sfidat aktuale të ndryshimeve klimatike dhe rrugën tonë drejt implementimit të agjendës klimatike.

Një temë kyçe e diskutimit ishte krijimi i Sistemit të Tregtisë së Emetimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë dhe Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufi (CBAM), mekanizmat që ndikojnë në sektorin e energjisë elektrike, si dhe sektorët tjerë që emetojnë gazra serë.

Për këtë kemi shprehur shqetësimet tona pasi që për të ardhur në vendimmarrje të informuar, është e rëndësishme të kryejmë analizën e ndikimit të CBAM në industri dhe sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe mbështetjen që nevojiten për t'i adresuar sfidat që paraqet CBAM. Po ashtu, potencova që Republika e Kosovës së shpejti do të dorëzoj draftin fillestar të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP), të përgatitur me ndihmë të GIZ dhe German Economics Team”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat