“Masat e BE për të amortizuar konlfiktin”, Spahiu: Kosova po ndëshkohet sepse veproi

Aktuale

“Masat e BE për të amortizuar konlfiktin”, Spahiu: Kosova po ndëshkohet sepse veproi

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 16:33
Nexhmedin Spahiu.

Profesori dhe doktori i shkencave politike, Nezhmedin Spahiu ishte i ftuar për një intervistë në Euronews Albania këtë të premte, ku tha se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës vijnë pasi ishte kjo e fundit që bëri lëvizjen e parë.

Sipas tij, masat shërbejnë si mjet për të shmangur një konflikt më të madh të mundshëm , pasi në këtë formë BE-ja i jep mesazhin Serbisë se nëse do bëjë një lëvizje të pakonsultuar atëherë edhe ndaj saj do të merren masa.

“Kosova është ajo që e ka bërë lëvizjen. Kosova ka përfituar në terren, ka ecur përpara ka vënë flamurin e Kosovës aty ku nuk ka qenë për 15 vite. Pra Kosova e ka bërë lëvizjen ndaj ndërmjetësuesit marrin masa ndaj Kosovës.

Por këto masa kanë efekt parandalimi ndaj Serbisë, pasi nëse bën lëvizje Serbia e më pas sërish Kosova, bën një lëvizje tjetër, kjo përfundon në një luftë të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj këto masa shërbejnë për të amortizuar konfliktin, por Kosova përderisa i ka këto masa atëherë duhet të përshpejtojë dhe të kryejë ato procese të cilat do duhet t’i bënte çdo vend i pavarur”,-tha Nexhmedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat