LDK pas rizgjedhjes së Muhaxherit në Pejë: Po zhvillojmë edhe një proces mobilizues, do të dalim më të fortë

Aktuale

LDK pas rizgjedhjes së Muhaxherit në Pejë: Po zhvillojmë edhe një proces mobilizues, do të dalim më të fortë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 16:36
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar po ashtu për zgjedhjen e Gazmend Muhaxherit në krye të degës në Pejë.

LDK thotë se në këtë proces morën pjesë 3866 anëtarë të kësaj partie në këtë qytet.

Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë.” – shkruan kjo parti politike.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili para të pranishmëve theksoi rëndësinë e veçantë që kishte barazia e plotë gjinore që ishte siguruar në të gjitha nivelet.

LDK ka njoftuar se degët e saj në mbarë Kosovën po zhvillojnë një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë.

“LDK nga ky proces po del më e organizuar, më e unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat