Baraliu ‘godet’ Baton Haxhiun e Berat Buzhalën: Këta i hapën rrugë sanksioneve ndaj Kosovës - ja çka raportuan!

Aktuale

Baraliu ‘godet’ Baton Haxhiun e Berat Buzhalën: Këta i hapën rrugë sanksioneve ndaj Kosovës - ja çka raportuan!

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:22
Berat Buzhala, Baton Haxhiu

Bashkimi Evropian ka vendosur disa masa ndaj Kosovës, për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të vendit.

E për këtë ka reaguar edhe analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu.

Ai në një postim në Facebook tha se këto sanksione janë si rezultat i propagandave të disa mediave tona.

Në këtë rast, Baraliu përmendi Baton Haxhiun dhe Berat Buzhalën si dy personat e parë që përmenden sanksionet ndaj Kosovës.

“Në fakt, për herë të parë sanksionet ndaj Kosovës si opcion real i kanë përmendur Batoni dhe Berati duke ju referuar 'burimeve konfidenciale' nga BE -- dhe kështu duke ja hapur rrugën një alternative të këtillë përmes aklimatimit të masës, strategji e rëndomtë e politikanëve mujsharë ndërkombëtarë. Trysnisë kundër së drejtës dhe interesave të Kosovës, dhe rrjedhimisht kundër kombit shqiptar, iu janë bashkuar edhe shumë atdhedashës të hutuar a mashtruar, kryesisht nën presionin e betejës së pareshtur elektorale që lundron në ndërdijen dhe brengën e tyre pas dominimit në zgjedhjet e fundit nga Kurti.

Kështu, viktimë e diskursit subverzionist që mëton të rrëzojë qeverinë dhe njëherë e përgjithmonë thyej shtetin e Kosovës, duke e shëndërruar atë në çka quhet një 'shtet privat - kukull' apo 'bitch state', kanë rënë edhe shumë shokë të mi dhe patriotë pa ekuivokë që nuk do ti përtonin as sakrificave më sublime po të bindeshin në vendosmërinë e qeverisë ti shkoj deri në fund kauzës së marrur para. Për këtë jam i bindur dhe dëshmitar, sepse ky ishte reagimi i tyre pas Ohrit, kur ishin të bindur se Albini ka pranuar/do implementonte Asociacionin me ingerenca të rrezikshme përkundër që kishte premtuar të mos e bënte këtë”, shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ego sum magister fati mei (Ëndërroj prandaj përjetoj - ose "Unë jam mjeshtër i fatit tim")

Një gjë jam i bindur: sanksionet dhe masat tjera represive janë më së shumti rezultat i vet agjitacionin dhe propagandës së miopëve nga mediat tona dhe hutisë brenda shoqërisë sonë civile. Po të bëheshim të gjithë në Kosovë dhe jashtë saj bashkë kundër represionit diplomatik pro-sërb, dhe të dilnim të bashkuar në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë, as mendja nuk do t'i kishte shkuar BEs të guxonte të ushtronte sanksione ndaj një vendi demokratik që përfaqëson vlerat më sublime të demokracisë në botë, me të drejta enorme për shtresat minoritare të papara tjetërkund.

Në fakt, për herë të parë sanksionet ndaj Kosovës si opcion real i kanë përmendur Batoni dhe Berati duke ju referuar 'burimeve konfidenciale' nga BE -- dhe kështu duke ja hapur rrugën një alternative të këtillë përmes aklimatimit të masës, strategji e rëndomtë e politikanëve mujsharë ndërkombëtarë. Trysnisë kundër së drejtës dhe interesave të Kosovës, dhe rrjedhimisht kundër kombit shqiptar, iu janë bashkuar edhe shumë atdhedashës të hutuar a mashtruar, kryesisht nën presionin e betejës së pareshtur elektorale që lundron në ndërdijen dhe brengën e tyre pas dominimit në zgjedhjet e fundit nga Kurti.

Kështu, viktimë e diskursit subverzionist që mëton të rrëzojë qeverinë dhe njëherë e përgjithmonë thyej shtetin e Kosovës, duke e shëndërruar atë në çka quhet një 'shtet privat - kukull' apo 'bitch state', kanë rënë edhe shumë shokë të mi dhe patriotë pa ekuivokë që nuk do ti përtonin as sakrificave më sublime po të bindeshin në vendosmërinë e qeverisë ti shkoj deri në fund kauzës së marrur para. Për këtë jam i bindur dhe dëshmitar, sepse ky ishte reagimi i tyre pas Ohrit, kur ishin të bindur se Albini ka pranuar/do implementonte Asociacionin me ingerenca të rrezikshme përkundër që kishte premtuar të mos e bënte këtë.

Pra, mjaft prej kritikëve më të ashpër nuk janë të mashtruar, por në fakt të pabindur se Albini nuk do ta 'tradhëtojë' sërish kauzën duke u dorëzuar edhe kësaj rradhe sikur ka bërë me tabela e reciprocitet etj., prandaj suboptimizojnë si kufizim rreziku, duke ju frikësuar një status quoje ex-post dorëzimit që do të ishte edhe më e tmerrshme se çfarë po ofrohet sot nga të huajtë - por nuk ka rrezik më të madh në jetë se sa mos të marrësh fare rrezik!

Unë sot për herë të fundit i thërras dhe i lus me përulje këta miq patriotë që të bëhen pjesë e rezistencës kundër shantazhit e mujsharizmit evropian e sërb, sikur ua kam pas bërë lutjen më parë rreth 2/3tave në Kuvend për serbët, Demaçit president dhe refuzimit të Gjykatës Speciale, sepse jam i bindur që në të kundërtën nesër do të ndjejnë të njëjtin zhgënjim e turp kur ta kuptojnë se secila rruga e mohimit të së vërtetës dhe drejtësisë është rrugë e humnerës dhe tradhëtisë së idealeve më të shenjta në jetë, ashtu siç e kanë ditur gjithmonë këta patriotë kur kanë qëndruar me sakrificë të rreshtuar në rrugën e kauzës së kombit, deri në kulminacionin e saj me luftën e UÇKsë.

E kam të qartë se, të betonuar kundër politikave mosbashkpëunuese të Kurtit, e kanë tejet të vështirë të ndërrojnë shteg sot, të frikësuar se mos gabojnë dhe bëhen pjesë e një zhbërje progresi, por unë i lus të mendojnë përtej kësaj dhe të përkujtojnë se kauza jonë është për liri të plotë dhe prosperitet të kombit, e jo zgjidhje gjysmake që shtyjnë në të ardhmen kriza të pashmangshme që duhet të ballafaqojmë ne si komb.

Luftën e së ardhmes duhet ta përfundojmë sot. Nuk ka fuqi që mund të thyej shqiptarët e bashkuar -- historia e ka dëshmuar këtë, përndryshe do të asimiloheshim dhe zhdukeshim -- por humbjet tona kanë vazhduar përmes përçarjes dhe kryengritjeve të vonuara deri në çaste dëshprimi e emergjence, që na kanë mbajt gjallë por të tkurrur.

Le të bashkohemi edhe njëherë të fundit për kauzën tonë, me guxim dhe përkushtim, le ti tejkalojmë axhamillëqet e liderëve politikë, le ti tregojmë Evropës se dinjiteti ynë është i pathyeshëm dhe se nuk ua kemi frikën mujsharizmit të tyre -- jo sepse jemi trima të marrë, por sepse jemi në anën e paqes, demokracisë, dhe lirisë sonë, dhe për këto jemi të gatshëm të japim gjithçka, siç kemi dlshnuar më parë. Evropa dhe sërbia do të na merrte seriozisht e shikonte fare ndryshe nëse nuk do të ishim të përçarë. Garancia për paqë është gadishmëria për luftë, secili e di mirë këtë proverb të lashtë.

Në anën tjetër, të gjithë ata që ngrejnë paralele tjera me sanksione të mëparme ndaj agresorëve, janë miopë e frikacakë që nuk e kuptojnë se e ardhmja e fëmijëve tanë peshon mbi sakrificën tonë, dhe nuk mund të ketë kompromis me vlerat themeltare mbi të cilat duhet të ndërtojmë këtë të ardhme!

Albanians, United, ëill never be defeated!🇦🇱❤️

Kjo ka qenë thirrja jonë primare në secilën demostratë në ShBA me 1998/99, dhe është e vërteta më e rëndësishme edhe sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat