Çitaku: Boll ma, dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve – kryeministri nuk tha asgjë e presidentja po vazhdon të heshtë

Aktuale

Çitaku: Boll ma, dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve – kryeministri nuk tha asgjë e presidentja po vazhdon të heshtë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 18:08
Albin Kurti dhe Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka kritikuar “heshtjen” e institucioneve të Kosovës në raport me masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot është dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës, derisa sipas saj kryeministri nuk po flet.

“Dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë”.

“Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti. Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar? Boll ma. Mashtrimi nuk kalon”, ka përfunduar shënimin e saj Çitaku.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur të dielën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian “të padrejta” dhe ka thënë se shpreson që ato të jenë të shkurtra pasi që “Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat