Opozita e LDK-së ndaj Qeverisë, Rrezarta Krasniqi: Ne nuk veprojmë si VV me protesta e gazlotsjellës

Aktuale

Opozita e LDK-së ndaj Qeverisë, Rrezarta Krasniqi: Ne nuk veprojmë si VV me protesta e gazlotsjellës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 21:48
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhje Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi, ka thënë se partia që përfaqëson përmes veprimeve në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar politikën e kësaj Qeverie, veçanërisht, sipas saj, LDK ka qenë mjaft kritike për marrëveshjen e arritur nga Kurti me Serbinë.

Krasniqi, thotë se LDK kurrë nuk do të ndjek hapat e partisë në pushtet, në kohën kur ishte në opozitë që protestonte e hedhtë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket marrëveshjes dhe gjithë procesit të dialogut, kemi një qeveri që nuk ka pasur aspak transparencë dhe po ky kryeministër sa ka qenë në opozitë ka kërkuar që çdo kryeministër të vijë dhe të raportoj në Kuvendin e Kosovës. Dhe kur ne si LDK e kemi ftuar në seancë, ka dhënë qëndrime të ndryshme në Kuvend dhe ka pasur qëndrime të ndryshme për marrëveshjen e Ohrit dhe ju kujtohet 6 pikëshi iKurtit ku njëra nga to thuhej se duhet të ketë njohje, njohje nuk kemi, pra kemi kthim mbrapa”, thotë ajo.

Sipas saj, sa i përket opozitës, ne nuk jemi si VV që të bëjmë opozitë me gaz lotsjellës.

“Ne po e bëjmë në mënyrë të mundshme opozitën, mirëpo kemi një kryeministër që nuk i merr parasysh as kritikat as ato qe ne i propozojmë. Nuk është momenti të shkojmë në zgjedhje, sepse kurrë me keq nuk i kemi pasur punët me faktorin ndërkombëtar, mirëpo Kurtit i kanë besuar qytetarët, i ka marrë më shumë se 51 për qind dhe duhet të marrë vendime që i takojnë dhe ndoshta nuk janë në të mirën e atyre votuesve, mirëpo ne po shohim që dita ditës, kryeministri do të dorëzohet vetë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat