Këshilltari i Bislimit: Synimi i Vuçiqit është minimin e shkatërrimin e rendit demokratik të Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Bislimit: Synimi i Vuçiqit është minimin e shkatërrimin e rendit demokratik të Kosovës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 22:42
Klisman Kadiu

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se e vetmja ofensivë që ekziston në mes të Kosovës dhe Serbisë, është ajo e Vuçiçit ndaj Kosovës.

Kadiu ka shtuar se agresioni i vazhdueshëm i Serbisë dhe aparatit shtetëror serb ndaj sovranitetit të vendit tonë, rendit dhe sigurisë, janë ofensiva e Serbisë ndaj Kosovës.

Ai tutje ka thënë se Vuçiqi ka për qëllim ta mbajë peng komunitetin serb në veri të Kosovës.

Këshilltari i Bislimi tutje ka deklaruar se synimi i presidentit serb është minimin e shkatërrimin e rendit demokratik të Kosovës.

Postimi i plotë:

E vetmja ofensivë që ekziston në mes të Kosovës dhe Serbisë, është ajo e Vuçiçit ndaj Kosovës. Agresion i vazhdueshëm i tij dhe aparatit shtëror serb ndaj sovranitetit të vendit tonë, rendit dhe sigurisë.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe vendi me kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve e veçanërisht atij serb.

Nuk ekziston asnjëlloj sulmi ndaj serbëve të Kosovës, por përkundrazi, si qytetarë tanë, ata duhet të integrohen e për këtë Qeveria po përkushtohet maksimalisht.

Kjo Qeveri, po, e sulmon krimin e bandat kriminale. Kush cënon ligjin, normalisht do ndëshkohet po sipas ligjit, përtej përkatësisë etnike. Në veri, në jug, në qendër, në çdo cep të vendit.

Po për Vuçiçin, rend dhe ligj e integrim i komunitetit serb, është "sulm" i Kosovës ndaj tyre. Kjo e shpreh frikën e tij për humbjen e kontrollit që e ka patur ndaj këtij komuniteti, duke i shantazhuar e kërcënuar ato për vite me rradhë, përmes grupeve kriminale e organizatave terroriste.

Vuçiçi ka për qëllim ta mbajë peng komunitetin serb në veri të Kosovës. Ka për synim minimin e shkatërrimin e rendit demokratik të Kosovës. Sepse ai nuk e pranon zhvillimin e demokracinë. Nuk i pranon vlerat e parimet demokratike evropiane e perëndimore, njëjtë edhe siç përmes deklaratave të tij, nuk e pranon një avancë e fitore ukrainase ndaj Rusisë.

Tërheqja e paraleles nga ana e tij në mes të Kosovës dhe Ukrainës si në deklaratën më poshtë (edhe pse kjo ndërlidhje nuk qëndron), është dëshmia e rradhës ku ai shfaq se mban anën e Rusisē.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat