“Largimi i Thaçit ndërlikoi planin”, vjen deklarata e fortë: Ja si e ndaluan Kurti e Osmani ndarjen e Kosovës!

Aktuale

“Largimi i Thaçit ndërlikoi planin”, vjen deklarata e fortë: Ja si e ndaluan Kurti e Osmani ndarjen e Kosovës!

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2023 Në ora: 08:21
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar një deklaratë të presidentit Bill Clinton, të cilën e dha pak kohë pas çlirimit të Kosovës.

Ai atë deklaratë e ndërlidhi me zhvillimet e fundit në veri dhe planin për ndarjen e Kosovës.

Profesori u kthye në kohë dhe përmendi se si erdhi deri tek vendosja e francezëve në veri dhe si më pas çdo gjë u vështirësua për Kosovën.

“Veriu i Kosovës në fund të rrugëtimit për pavarësinë duhej të shërbente si karrem për shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus! Këtë çmim duhej ta paguante Kosova me territorin e saj. Për këtë qëllim fillimisht duhej eleminuar kundërshtari kryesor, politikani më autoritar dhe i pakompromis, Ibrahim Rugova! Dhe ai u eleminua që para shpalljes së pavarëdisë!

Më pas duhej të vinin në pushtet politikanë të inkriminuar e korrruptuar, me qëllim shantazhimin e tyre! Por kjo dështoi falë Angela Merkel dhe Albin Kurtit, të cilin e mbështeti Vjosa Osmani! Ndërsa në Tiranë duhej eleminuar nga pushteti Sali Berisha dhe duhej të vinte vëllau binjak i Vuçiç!

Largimi i Hashim Thaçit e ndërlikoi zbatimin e projektit. Ardhja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e bllokoi angazhimin e Edi Ramës për ndarjen e Kosovës! Kështu ndaloi paqebërja e Clinton përmes pazareve me territore”, shkroi Bytyçi për “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Ne bëmë luftën, ju bëni paqen”! Ky është mesazhi i presidentit Clinton për liderët e popullin e Kosovës, mesazh që ai e dha pak kohë pas çlirimit të saj nga Serbia!

Ne shqiptarët naivë e mirënjohës deri në vetëmohim e reklamuam këtë këshillë si një hajmali për shërimin e plagëve të luftës! Me besim të palëkundur te SHBA, Britania e Blairit, Gjermania e madje edhe te Franca e miqësive tradicionale me Rusinë e Serbinë.

Normalisht në një shoqëri të moralshme kështu duhej të ndodhte! Fjala e çlirimtarit Clinton duhej vlerësuar si fjala e Biblës dhe Kuranit! Dhe ne shqiptarët bëmë pikërisht këtë:

 Serbët hodhën në Ibër dy fëmijë shqiptarë, më pas në dy ditë u dogjën disa kisha serbe dhe Kosova i rindërtoi ato me fondet e veta! Pranuam rekomandimet e Ahtisaarit dhe me kushtetutë i trajtuam serbët si popull hyjnor! I dhamë 5 përqind të popullsisë së vendit, serbëve, të drejtën i imponimit në ndryshimet kushtetuese! I dhamë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mijëra hektarë territor! I zgjeruam më tej me marrëveshjen e 19 prillit 2013 të drejtat e popullit hyjnor në Kosovë! Madje tentuam t’i japim Serbisë edhe territore!

Dhe pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve “për të bërë paqen” e rekomanduar nga Presitenti Clinton, gjithçka u shumëzua me zero! Kosova po vihet në bankën e akuzës! Madje tani duhet të dyshojmë fort pse u ngrit Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë!

Franca, të cilës i besuam me zemër, vuri kufirin te Ura e Ibrit. De facto e ndau Kosovën dhe veriun ia dha Serbisë. Madje nuk lejoi mbi dhjetë mijë shqiptarë të shkojnë në banesat e tyre në veri të Mitrovicës! Që aso kohe kam bërë një pyetje: - pse në veri nuk u stacionuan trupat amerikane, britanike, gjermane apo turke! Tani e kuptojmë të gjithë përgjigjen.

Cila është përgjigja? - Veriu i Kosovës në fund të rrugëtimit për pavarësinë duhej të shërbente si karrem për shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus! Këtë çmim duhej ta paguante Kosova me territorin e saj. Për këtë qëllim fillimisht duhej eleminuar kundërshtari kryesor, politikani më autoritar dhe i pakompromis, Ibrahim Rugova! Dhe ai u eleminua që para shpalljes së pavarëdisë!

Më pas duhej të vinin në pushtet politikanë të inkriminuar e korrruptuar, me qëllim shantazhimin e tyre! Por kjo dështoi falë Angela Merkel dhe Albin Kurtit, të cilin e mbështeti Vjosa Osmani! Ndërsa në Tiranë duhej eleminuar nga pushteti Sali Berisha dhe duhej të vinte vëllau binjak i Vuçiç!

Largimi i Hashim Thaçit e ndërlikoi zbatimin e projektit. Ardhja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e bllokoi angazhimin e Edi Ramës për ndarjen e Kosovës! Kështu ndaloi paqebërja e Clinton përmes pazareve me territore!

Pasnesër Clinton nga Tirana do të bëjë sërishmi thirrje që “Kosova të bëjë paqen”! Pra paqen e ndryshimit të hartës së Kosovës! Atë paqe që ai e projektoi në qershor 1999 kur pranoi vendosjen e trupave franceze te Ura e Ibrit, trupa të cilat mbrojtën terroristët serbë të “Rojave të Urës”!

Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, secili në mënyrën e vet, parandalojnë projektin e ndarjes me apo pa Zajednicë, atëherë ata do të bëjnë histori! Kosova duhet ta ruajë pavarësinë, tërësinë territoriale të saj, lirinë dhe demokracinë! Vetëm nëse realizohen këto qëllime ata mund ta realizojnë paqen e sinqertë në këtë vend e në rajon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat