PDK sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë, Çitaku: Priten disa vendime të mëdha dhe shumë të rëndësishme

Aktuale

PDK sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë, Çitaku: Priten disa vendime të mëdha dhe shumë të rëndësishme

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:09
PDK

Partia më e madhe opozitare në vend, PDK, sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues ku temë kyçe do të jetë situata në Veri të vendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,ka thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi.

“Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese.Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tha tutje se Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, ka deklaruar Krasniqi.

PDK nuk ka dalë ende me njoftim për orën e saktë të takimit dhe nuk ka treguar se çfarë vendime do të merren.

Mbledhjen e PDK-së e ka njoftuar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo tha se do të merren vendime shumë të rëndësishme.

Çitaku tha se synimi i kësaj mbledhjeje është ndalja e tendencës rrënuese të kryeministrit Kurti.

Të hënën e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, aty do të merren disa vendime të mëdha dhe shumë të rëndësishme. Në rend dite janë hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Partia Demokratike në Parlament dhe jashtë tij, për të synuar që të ndal tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti”, tha Çitaku për Blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat