Shpërthimi në veri – vjen reagimi nga Lista Serbe

Aktuale

Shpërthimi në veri – vjen reagimi nga Lista Serbe

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:01
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pas mesnate në veri të Mitrovicës, në lagjen “Tre Rrokaqiejt”.

Partia serbe ka dënuar ashpër këtë incident që ndodhi.

“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë kur persona të panjohur hodhën shok-bombë pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësimin e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në reagimin e bërë, Lista Serbe pretendon se kjo është bërë qëllimisht “për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës”.

“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovë, veçanërisht në veri të Mitrovicës.

Siç kanë thënë ata për të “parandaluar këto incidente të sajuara”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat