Deliu-Kodra nis ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

Deliu-Kodra nis ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:18
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka nisur ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook, se derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës.

“Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri! Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar!

Java e parë me sanksione për Kosovën. Derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës.

Një gjë e sigurtë: Duhet me të vërtetë një talent unik të damkosësh fatin e qindra mijëra njerëzve, pa ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë më të vogël njerëzore e politike.

Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri!

Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat