Zhvillimet e fundit në vend/ Abdixhiku shpalos detaje për katër takime “mbipartiake” gjatë javës

Aktuale

Zhvillimet e fundit në vend/ Abdixhiku shpalos detaje për katër takime “mbipartiake” gjatë javës

Nga: Q.R. Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:16
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nga e mërkura do të organizojë takimet e para “mbipartiake”, pas zhvillimeve të fundit në vend, shkruan "Bota sot".

Sipas tij, katër takimet e para do t’i mbajë me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish diplomatë dhe biznese nga sektori privat.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka shkruar ai.

Tutje Abdixhiku ka thënë se ka ftuar në angazhim mbipartiak e përtej partiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Javën e shkuar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj - dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë.

Kam ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë sonë, atyre që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge. Kam ftuar në angazhim mbipartiak e përtejpartiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.

Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimeve të para; dhe atë me:

I. Opinionistë e gazetarë;

II. Organizata të shoqërisë civile;

III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dhe

IV. Biznese nga sektori privat në vend.

Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.

Kosova mundet më mirë.

Kosova meriton më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat