Detaje nga takimet me Clinton, diplomati shqiptar: Po të vinte në Kosovë kishte më shumë kuptim

Aktuale

Detaje nga takimet me Clinton, diplomati shqiptar: Po të vinte në Kosovë kishte më shumë kuptim

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:36
Bill Clinton

Diplomati Avni Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka asnjë njeri që nuk ka respekt për Bill Clinton mbi të gjitha për çfarë ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

Sipas tij kjo vizitë përkthehet si nderim për Shqipërinë dhe jo vetëm, por edhe për Kosovën e gjithë kombin shqiptar.

“Do të prisja që ai ta bënte këtë vizitë në Kosovë sepse sivjet kemi 15 vjet të vendosjes diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, 23 vjet nga ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës, kështu që vizita do të kishte një domethënie të plotë për Kosovën, por megjithatë mendoj se është një ngjarje mjaft e rëndësishme,” – u shpreh Spahiu.

Ai tregoi se me Clinton është takuar 3 herë. Për herë të parë kanë qenë me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Gjithmonë është interesuar se si po shkojnë punët në Kosovë, si po ndërtohet shteti, si po ndërtohet demokracia, si po vendosen institucionet demokratike në Kosovë, në shtetin për krijimin e të cilit u përkujdes aq shumë,” – tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat