Kurti për masat: Janë ngujuar afër 150 milionë euro, me BE-në jam në kontakt të përditshëm

Aktuale

Kurti për masat: Janë ngujuar afër 150 milionë euro, me BE-në jam në kontakt të përditshëm

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por siç u shpreh ai, aktualisht Kosova i ka të ngujuara afër 150 milionë euro kredi dhe grante, që duhet të kalojnë me 2/3 në Kuvendin e Kosovës.

Kurti shtoi se këto masa janë të përkohshme e të padrejta.

Kurti: Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë

"Është e vërtet se janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre, si ushtrimi i madh “Defender Europe 2023”, sidomos në Gjakovë kur e kishim të planifikuar çdo gjë, u anulua. Bëhet fjalë edhe për vizitë, por gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat janë të padrejta për bindjen time, mirëpo ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Republikës me 2/3 e deputetëve t'i kalojmë ato kredi dhe grande të cilat kanë ngelur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t'i gëzojë ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej afër 150 milionë euro, kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë", tha Kurti.

Kurti gjatë mbikëqyrjes së punimeve që kanë nisur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, theksoi janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Kurti: Është një situatë në të cilën ka shumë kriminel

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme, dhune kundër ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por njëkohësisht edhe kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës tek shok bomba, por edhe te plumbat qofshin ato të automatikeve ose të revolverëve. U pa me datën 23 qershor çfarë armatime dhe municioni u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat të Serbisë. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminel, kjo s'ka të bëjë me popullsinë serbe, popullsia serbe atje është paqësore, ajo dëshiron jetë të mirë në vendin tonë, mirëpo janë këta dhjetëra kriminel të spikatur të cilët dhunën e parë nuk e kanë bërë as me 26 maj as me 29 në Zveçan, por shumë më herët, përveç atyre 45 qe janë identifikuar, kjo nuk do të thotë që s'ka edhe më shumë, por minimumi është 46. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminelëve, ne na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi po ashtu se me Bashkimin Evropian është në kontakt të përditshëm.

Kurti: Jam i interesuar edhe për deeskalim edhe për normalizim

“Me BE-në jam në kontakt të përditshëm dhe me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon afër gjysmë ore edhe më përfaqësuesin e lartë për siguri, pra unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, jam i interesuar edhe për deeskalim edhe për normalizim. Deeskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbraps këta kriminelë duke i detyruar të ballafaqohen më drejtësi ose të shkojnë në Serbi”, theksoi ai.

Këto komente Kurti i bëri në Podujevë gjatë inspektimit të punimeve që kanë nisur javën e kaluar në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat