Drequn s'beson të ketë 'çarje' mes Kosovës dhe Perëndimit: Mospajtimet i kanë veç taktike, qëllimin identik

Aktuale

Drequn s'beson të ketë 'çarje' mes Kosovës dhe Perëndimit: Mospajtimet i kanë veç taktike, qëllimin identik

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 12:06
Milovan Drequn

Mospajtimet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Perëndimit janë vetëm “në lëvizje taktike”, ka thënë Kryetar i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drequn, ndërsa thotë se në gjithçka “ata janë bashkë”.

Ndërkaq, për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai thotë se “është mjet i Perëndimit për realizimin e kërksave dhe interesave të tyre përfundimtare”.

Drequn nuk e beson se të ketë çarje mes qeverisë kosovare dhe vendeve perëndimore, teksa thotë se “qëllimi është identik...që Serbia ta njohë Kosovën” dhe se këtë gjë “e kanë për ngut për shkak të zgjedhjeve në ShBA dhe BE”.

“Qëllimi i tyrte i përbashkët që duan ta jetësojnë duhet të arruhet dhe tash pritet që Serbia ta pranojë faktin se ky shtet do të jetë në OKB dhe se Beogradi duhet ta trajtojë Prishtinë në marrëdhënie të ndërsjella sipas parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial...që janë parime që aplikohen ndërmjet shteteve”, ka thënë Drequn, siç e citoi RTV.

“Krejt kjo çka po ndodh në Kosovë e që po e toleron Perëndimi duhet të na vendos në një situatë ku Perëndimi thotë: epo, këta s’po merren vesh, nuk ka rrugëdalje, le të bëjmë diçka që situata të mos del përtej kontrolli”, tha Drequn, ndërsa shtoi se “kjo nuk është mekanizëm i panjohur që problemet t’i zgjidhin në nivelin ndërkombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat