Kusari-Lila flet për ndikimin e masave të BE-së, ka disa fjalë për Edi Ramën

Aktuale

Kusari-Lila flet për ndikimin e masave të BE-së, ka disa fjalë për Edi Ramën

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 13:03
Mimoza Kusari-Lila.

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka njoftuar se në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mbledhja nuk u mbajt, mungoi nënkryetari i LDK-së. Sot kryetari deklaroi se është mirë që në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të mbajnë një qëndrim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit si grup, duhet të ndahet nga qëndrimet politike. Përndryshe në propozimin për rend të ditës për një seancë të re plenare kanë qenë 18 pika, ishin edhe dy marrëveshje ndërkombëtare, 9 projektligje në shqyrtim të dytë”, ka thënë ajo.

Derisa është deklaruar për masat e përkohshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se nëse janë afatshkurtra, ndikimi i drejtpërdrejt i tyre nuk është i ndjeshëm.

Kusari-Lila ka shtuar se konferenca e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është e duhur.

“Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të paalternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut” është shprehur ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat