Tahiri: Shqetësuese që qeveria e mbajti të fshehur komunikimin me BE-në për masat

Aktuale

Tahiri: Shqetësuese që qeveria e mbajti të fshehur komunikimin me BE-në për masat

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 13:05
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është shqetësuese për ata që Qeveria e Kosovës e ka mbajtur të fshehtë komunikimin me BE-në për masat ndëshkuese që kanë vendosur ndaj Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se vendi është në gjendje të mjerueshme shkak i Qeverisë Kurti.

“Shpreh shqetësimin ton që qeveria tentoi ta mbajë të fshehtë komunikimin që e kishte bërë BE-ja që këto masa kanë hyrë në fuqi. Kemi hyrë në një shkallë shumë të rrezikshme të zhvillimeve me BE-në, kjo është mjaft shqetësuese”.

“Masat e tilla e dëmtojnë të ardhmen tonë euroatlantike, masat e dëmtojnë raportin tonë me secilin shtet evropian veç e veç”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat