Të ftuar Kurti dhe Osmani? Xhafaj zbulon detaje nga ceremonia për Clinton

Aktuale

Të ftuar Kurti dhe Osmani? Xhafaj zbulon detaje nga ceremonia për Clinton

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 13:42
Bill Clinton

Politikani Etjen Xhafaj theksoi se ish-presidenti amerikan Bill Clinton vjen në Tiranë për të dhënë një mesazh, për të gjithë Ballkanin Perëndimo.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhafaj i pyetur se nëse janë ftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani theksoi se protokolli i shtetit nuk e parashikon që të ftohen liderët e vendeve të tjera, pasi  me qenë nuk zgjidhte Tiranën.

“Besoj që Clinton vjen për të dhënë një mesazh shumë me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por për të gjithë rajonin për të vijuar dialogun dhe po zgjedhë Tiranën, pikërisht për të zgjedhur një rrugë që mos të jetë e rreshtuar në asnjë anë.

Masat shtrënguese që ju përmendët janë pjesë e asaj fabule të kësaj historie në Ballkanin Perëndimor. Në   rastet bilaterale, ftohet trupa diplomatike, ftohen deputetët. Nuk jam në dijeni nëse janë ftuar Osmani dhe Kurti, por protokolli  i shtetit nuk e përfshin që të ftohen dhe liderë të vendeve të huaja. Ka një arsye që Clinton ka ardhur këtu”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat