Spahiu: Kurti do të jetë në pushtet derisa iu duhet amerikanëve, kur nuk iu duhet e largojnë

Aktuale

Spahiu: Kurti do të jetë në pushtet derisa iu duhet amerikanëve, kur nuk iu duhet e largojnë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 21:10
Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu, në “Debat Plus” ku po diskutohet për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për shkak të mos-shtensionimin e situatë ne veri të Kosovës.

Spahiu ka thënë se Shtet e Bashkuara të Amerikës mund të larojnë nga pushteti kryeministrin Kosovës, Albin Kurti, kur nuk ju duhet më.

“Amerikanët  nuk e kqyrin me simpati. Ata të çojnë poshtë në momentin që nuk ju duhesh, a je burrë i mirë apo jo nuk iu intereson fare. Përderisa ti ju hyn në punë politikave të tyre të mbajnë, edhe nëse nuk je bash burrë i mirë ata të shohin ndërmjet gishtave edhe vazhdojnë me kooperu me ty.

Po themi që Albin Kuit po ua prish tymin e duhanit, çka ua ka prish Hashim Thaçi, edhe e kanë çu në Hagë. Thjesht nuk iu ka dashtë më. Iu ka dashtë një tjetër politikë për rajonin edhe ata kanë shkuar atje ku janë. Albin Kurti sigurisht që do të jetë në pushtet deri kur do të ju duhet, momentin që ata do ta shohin si të dëmshëm për interesat e tyre strategjik do ta largojnë nga skenat politike”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat